Shqipëria e përmbytur, Rama mbledh nesër “Emergjencat” dhe kabinetin qeveritar
Duke nisur nga ora 8:30 e mëngjesit të së premtes, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Komitetin Ndërqeveritar të Emergjencave në selinë e qeverisë, me fokusin tek situata e krijuar nga përmbytjet dhe reshjet e dëborës që kanë prekur disa zona të vendit.
Duke nisur nga ora 8:30 e mëngjesit të së premtes, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Komitetin Ndërqeveritar të Emergjencave në selinë e qeverisë, me fokusin tek situata e krijuar nga përmbytjet dhe reshjet e dëborës që kanë prekur disa zona të vendit.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku e paralajmëroi zhvillimin e kësaj mbledhjeje nga Novosela, ku u gjend në nisje të procesit të evakuimit të banorëve nga strukturat e Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Vlorës. Balluku po ashtu tha se qeveria po përgatit një paketë dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara në banesa dhe në sektorin e bujqësisë.
Menaxhimi i emergjencës nga përmbytjet mbetet sfida kryesore e qeverisë në këto ditë, ndaj edhe diskutimet do të përqendrohen te ndërhyrjet në terren, garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe koordinimi i institucioneve për përballimin e situatës.
Prej ditësh tashmë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura zona të tëra në vend janë prekur nga përmbytjet. Emergjencat Civile dhe strukturat e bashkive në Vlorë, Fier dhe Durrës kanë nisur sakaq operacione evakuuimi në zona me risk të lartë si Novosela, Ferrasi, Sukthi dhe Katundi i Ri.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku nga Novosela njoftoi se qeveria ka bërë gati një paketë për të dëmshpërblyer familjet e bizneset e prekura nga përmbytjet.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bën thirrje banorëve të Novoselës që të evakuohen. Në një konferencë për mediat, ai kërkoi sërish të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë.
Pas mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar, Rama pritet të zhvillojë po të premten një tjetër takim pune në Pallatin e Brigadave me kabinetin qeveritar. Në këtë mbledhje, ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e secilit dikaster për vitin në vazhdim, si dhe mbi mënyrat më efektive për zbatimin e politikave publike.
Rama po ashtu një javë më vonë do të zhvillojë po më Pallatin e Brigadave një takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, me fokus në koordinimin e punës së deputetëve dhe diskutimin e projektligjeve dhe nismave që qeveria do të çojë përpara gjatë këtij sesioni parlamentar.
Ndërkohë, opozita ka reaguar ndaj situatës, duke kërkuar përmes një dokumenti që ia ka dërguar kryetarit të Kuvendit, qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet e prekura nga përmbytjet, si Durrësi, Lezha, Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Vlora dhe Fieri.
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një urdhër evakuimi për banorët e Novoselës, Ferrasit, Sukthit dhe Katundit të Ri pasi ka rrezik për përmbytje. Institucionet në varësi të bashkive të Vlorës, Fierit dhe Durrësit janë ngarkuar me detyrën që të realizojnë operacionet e evakuimit.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Sipas Skënder Hitës, projekti është rezultat i një bashkëpunimi më shumë se katërvjeçar me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë standarde të reja në procesin e çaktivizimit të armëve dhe duke afruar Shqipërinë me praktikat e Bashkimit Europian.
Përmes këtij prezantimi, Partia Demokratike synoi të godasë politikisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke bërë krahasime të drejtpërdrejta me ministren me inteligjencë artificiale, “Diella”, e bërë pjesë e kabinetit qeveritar pas fitores së mandatit të katërt.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është reduktuar me 1 lek për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Dy ditë më parë Administrata Tatimore njoftoi nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Të dy personat ishin ekstraduar disa muaj më parë nga Belgjika, ku u arrestuan me kërkesë të SPAK.
Punimet nisën mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve me procesin e regjistrimit të delegatëve, ndërsa sipas agjendës do të konstituohet fillimisht Komisioni i Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariati Teknik.
Pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë u ngrit paraditen e sotme alarm pas raportimit për një objekt të dyshimtë. Policia, forcat xheniere dhe ekspertët antieksploziv izoluan zonën në Rrugën e Elbasanit dhe kryen verifikime, ndërsa në fund rezultoi se objekti ishte një kovë me fasule.
Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera në terren, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ksainel Caka, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Komente (0)