Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin pas situatës dramatike të shkaktuar nga përmbytjet që goditën qytetin, por edhe zonat përreth gjatë tri ditëve të fundit. Reshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytjen e qindra shtëpive dhe bizneseve, ndërkohë që shumë rrugë dhe sipërfaqe të mëdha toke bujqësore ndodhen ende nën ujë.
Nisur nga fakti që më tepër se 1,000 familje janë prekur në mënyrë të drejtë për drejtë, teksa rezultojnë edhe 250 hektarë tokë të përmbytura, Prokuoria e Durrës ka nisur hetimin kryesisht. Procedimi penal ka nisur për mosfunksionimin e hidrovorit të ri të qytetit, investim që arriti vlerën e 19 milionë eurove.
Akuzat kryesore janë “Shkatërrim i pronës nga përmbytjet” dhe “Shpërdorim detyre”, teksa dyshohet që mosfunksionimi i hidrovorit a ndikuar në përkeqësimin e situatës në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, aty ku u regjistrua edhe viktima e parë nga përmbytjet në vend.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)