Reali fiton derbin, i bashkohet Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës
“El Clasico” të dielën në orën 20:00, madrilenët do të kërkojnë të marrin hak për disfatën 5-2 të vitit të kaluar.
22:09 1 ditë më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Durrësi hyn në orë kritike për shkak të përkeqësimit të motit, pasi autoritetet paralajmërojnë erëra të forta që pritet të godasin qytetin bregdetar gjatë pasdites dhe natës, duke sjellë rrezik për qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve.
Durrësi pritet të përjetojë përkeqësim të kushteve atmosferike në orët në vijim, me erëra të forta që mund të sjellin vështirësi për qytetarët dhe qarkullimin. Bazuar në parashikimet më të fundit meteorologjike, autoritetet vendore kanë ngritur alarmin për një situatë që kërkon kujdes të shtuar.
Bashkia e Durrësit njoftoi se duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme, era që fryn nga drejtimi jugor do të forcohet ndjeshëm, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë. Këto kushte pritet të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Në këtë kuadër, qytetarëve u rekomandohet të shmangin daljet e panevojshme, të tregojnë kujdes të veçantë në zonat e hapura dhe pranë bregdetit, si dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare. Bashkia thekson se të gjitha strukturat përkatëse do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet.
Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lushnje-Berat, duke shënuar një tjetër aksident fatal në rrugët e vendit.
20:31 1 h më parë10.01.2026.
Autori
Policia e Shkodrës bën të ditur se nuk do të lejohet qarkullimi në aksin rrugorë Bogë- Qafë Thorë- Theth për shkak të rrezikut të ortekëve dhe kushteve të përkeqësuara të motit.
18:42 3 h më parë10.01.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike të dhënat e Autoritetit Rrugor Shqiptar përsa i përket angazhimit për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte të vështira të motit, teksa reshjet e borës janë shtuar.
18:06 3 h më parë10.01.2026.
Autori
Nga Korça, ku u prit nga qindra demokratë, Salianji nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, por as ndaj lidershipit aktual të PD-së.
18:03 3 h më parë10.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit apelon përdoruesit e mjeteve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, e në zona të caktuara dhe të borës.
17:16 4 h më parë10.01.2026.
Autori
Reshjet e shumta dhe rritja e nivelit të ujërave kanë detyruar hapjen e portave të hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit.
16:51 4 h më parë10.01.2026.
Autori
Dokumentat e identifikimit, kartë identiteti dhe pasaportë tashmë mund të rinovohen në çdo zyrë të IdentiTek, pa u kushtëzuar nga vendbanimi.
16:45 5 h më parë10.01.2026.
Autori
Mbi 100 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren në ndihmë të qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
16:37 5 h më parë10.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend për shkak të motit të keq. Aktualisht, problematike janë qarqet Durrës, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Dibër e Berat.
16:02 5 h më parë10.01.2026.
Autori
Komente (0)