Rrëshqitja e dherave, bllokohet sërish rruga në Zallë-Dardhë

Shembjet nga shpati i malit shkaktuan paralizim në lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë.

12.01.2026. 10:34

Rrëshqitja e dherave, bllokohet sërish rruga në Zallë-Dardhë

Për herë të dytë në harkun e katër ditëve, aksi rrugor në Zallë-Dardhë është bllokuar nga rrëshqitja e dheut nga shpati i malit. E ngjashme ishte situata edhe në rrugën në Zallë-Reç, në njësinë administrative me të njëjtin emër.

Me rrugët që kanë qenë tërësisht të bllokuara, duke paralizuar lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë, autoritetet vendore punuan gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, për normalizimin e situatës.

Bashkia e Dibrës u angazhua për hapjen e rrugës që lidh zonën me qytetin e Peshkopisë, teksa paralelisht është punuar edhe për zhbllokimin e akseve rrugore në njësinë administrative Sllovë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)