Rrëshqitja e dherave, bllokohet sërish rruga në Zallë-Dardhë
Shembjet nga shpati i malit shkaktuan paralizim në lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë.
10:34 137 ditë më parë12.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë 24 orëve të fundit, moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura, duke shkaktuar përmbytje, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe. Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave.
Qarku Shkodër është ndër zonat më të prekura. Në Obot dhe Dajç, rritja e nivelit të lumit Buna dhe Drin si dhe e liqenit ka përmbytur rreth 500 hektarë tokë bujqësore, duke izoluar pjesërisht zonën e Obotit me ujë deri në 120 cm. Në Dajç, zona Urrelat-Shirq po përballet me përmbytje të madhe nga dalja e ujit nga kanalet kulluese, ndërsa po vazhdon tërheqja graduale e ujit.
Shembjet nga shpati i malit shkaktuan paralizim në lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë.
10:34 137 ditë më parë12.01.2026.
Autori
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptarë përditëson të dhënat nga kaskadat e lumit Drin, të cilat fatmirësisht nuk kanë arritur kuotën maksimale.
10:15 137 ditë më parë12.01.2026.
Autori
Kjo e hënë ka nisur me temperatura të ulëta dhe me kthjellime. Sipas IGJEUM temperaturat janë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
08:57 138 ditë më parë12.01.2026.
AutoriNë Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore, me rreth 1,200 hektarë nën ujë, kryesisht në Balldren dhe Zejmen. Në Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras, ndërsa vijojnë verifikimet për dëmet në banesa, kultura bujqësore dhe evakuimi i bagëtive.
Vlora paraqitet me përmirësim gradual, niveli i ujit të lumit Vjosë në Novoselë ka nisur të bjerë, por situata mbetet nën monitorim. Në Selenicë vazhdojnë rrëshqitjet e tokës në Vajzë dhe disa akse rurale, ndërsa në Himarë, zona e Qafës së Vishës paraqet rrezik nga rënia e gurëve.
Në Korçë, rrëshqitje dherash dhe përmbytje janë regjistruar në Pogradec dhe Maliq, ku rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore janë prekur, ndërsa situata është stabilizuar pas ndërhyrjeve. Në Devoll, çarja e argjinaturës së lumit Oshticë ka përmbytur rreth 270 hektarë tokë.
Gjirokastër paraqet problematika të shpërndara, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar, ndërsa evakuime të përkohshme janë kryer në Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë për shkak të rrëshqitjeve.
Forcat e Armatosura dhe strukturat civile janë të angazhuara në shpërndarjen e ndihmave, sigurimin e ujit të pijshëm dhe mbështetjen e banorëve në zonat e prekura.
Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera në terren, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ksainel Caka, 37 vjeç, banues në Tiranë.
09:45 7 min më parë30.05.2026.
Autori
Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në zonat malore të jugut dhe në relievet malore lindore.
07:59 1 h më parë30.05.2026.
Autori
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, KMSH shpreh shqetësim të thellë për pjesën e udhëzimit ku parashikohet që terapia hormonale mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç.
21:23 12 h më parë29.05.2026.
Autori
Takimi, ku morën pjesë qindra demokratë dhe figura të njohura të opozitës, u kthye në një platformë kritike ndaj drejtimit aktual të partisë nga Sali Berisha. Në fjalimin e tij, Salianji deklaroi se PD ndodhet përballë një momenti historik dhe duhet të zgjedhë mes tkurrjes dhe ringritjes.
20:42 13 h më parë29.05.2026.
AutoriPërmes një letre drejtuar kompanive “MABCO” dhe “2A”, ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, thekson se mosmarrëveshjet mes ortakëve nuk mund të cenojnë realizimin e një projekti me interes kombëtar.
20:05 13 h më parë29.05.2026.
AutoriKryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me socialistët e Dibrës në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së. Në fjalën e tij, Rama sulmoi ashpër PD-në, duke e akuzuar për gjuhë urrejtjeje dhe përçarjeje, ndërsa theksoi se PS ka ndërtuar identitetin e saj mbi tolerancën dhe orientimin europian.
19:06 14 h më parë29.05.2026.
AutoriSipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi dhe ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.
18:21 15 h më parë29.05.2026.
Autori
Në mesazhin e tij, Stresi thekson se kandidimi nuk lidhet vetëm me politikën, por me përfaqësimin e të rinjve dhe përgjegjësinë ndaj tyre.
18:00 15 h më parë29.05.2026.
Autori
Një nga krimet më të rënda që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë fund në sallën e gjyqit. Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko.
16:51 17 h më parë29.05.2026.
Autori
Komente (0)