Shërbimet e Gardës kanë nisur mbrëmjen e së premtes blindimin e dyerve dhe dritareve të Kryeministrisë një ditë përpara protestës që do të mbahet në sheshin para godinës.
Ditën e nesërme në orën 18:00, “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt ka njoftuar një protestë kombëtare, ku ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.
Për këtë arsye, garda ka vendosur të shtojë sigurinë duke mbuluar me pjesë metalike dyert dhe dritaret e katit të parë të Kryeministrisë.
Deri në këto momente, ende nuk dihet nëse ka të dhëna për dhunë në protestën e nesërme, pasi masa të tilla janë ndërmarrë vetëm në rastet e protestave kombëtare të Partisë Demokratike.
Lapaj prej javësh tashmë qëndron jashtë Kryeministrisë në një protestë ku i bashkohen herë pas herë mbështetës dhe qytetarë.
Shqipëria prej javësh është përfshirë nga një stinë protestash, pasi edhe PD mban një tubim në formën e Foltores qytetarë çdo të hënë. Madje, të shtunën e 24 janarit pritet që një tjetër manifestim kombëtar të mbahet kundër qeverisë Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)