Stërvitje e përbashkët SHBA-Shqipëri: Po ndërtojmë një NATO të gatshme për luftime

Trupa amerikane dhe shqiptare zhvilluan një stërvitje të përbashkët për furnizimin e helikopterëve në ajër. Lajmi u nda nga ambasada amerikane.

16.01.2026. 20:19

Stërvitje e përbashkët SHBA-Shqipëri: Po ndërtojmë një NATO të gatshme për luftime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të një stërvitje të përbashkët të një njësie ushtarake amerikane me trupat shqiptare.

Sipas selisë diplomatike, kjo stërvitje kishte si qëllim gatishmërinë për çdo mision në kuadër të aleancës euroatlantike.

“Bashkëpunim në veprim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. 106th Rescue Wing u trajnua me helikopterë të Forcave Ajrore Shqiptare gjatë një ushtrimi për furnizim me karburant, duke forcuar aftësitë që mbajnë forcat e NATO-s gati për çdo mision.

Ky trajnim praktik forcon ndërveprimin, përmirëson reagimin e shpejtë në kohë krize dhe tregon partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Së bashku, po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime”,  shkruhet në njoftim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)