Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tubimi zhvillohet përpara Kryeministrisë, duke nisur nga ora 17:00, bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kuadër të tubimit të paralajmëruar nga përfaqësues të Partisë Demokratike, i cili do të zhvillohet sot përpara Kryeministrisë, duke nisur nga ora 17:00. Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të ligjit “Për tubimet”, masat synojnë garantimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e qytetarëve, si dhe të pronës publike dhe private.
Për mbarëvajtjen e protestës, Policia bëri me dije se do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore. Prej mesnatës mes të premtes dhe të shtunës u ndalua lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri në rrugën “Ismail Qemali”. Kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në përfundim të tubimit.
Nga ora 15:00 e ditës së sotme dhe deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Policia njofton se, në varësi të zhvillimit të situatës, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore. Në këto raste, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.
Policia e Tiranës i bëri apel qytetarëve, që të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar zhvillimin e tubimit. Njëkohësisht, duke iu referuar disa deklaratave publike, Policia apeloi që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm, i cili cenon rendin dhe sigurinë publike.
Shtyrjet me argumentin se mbledhja e Këshillit të Imunitetit mund të bëhet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar nga demokratët si i pabazuar në Kushtetutë dhe Rregullore.
13:39 2 min më parë29.01.2026.
Autori
Pasi e çoi dosjen "Balluku" deri në Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu iu rikthye aferës, për të cilën konsideron përgjegjës kryesor, kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës qeveria e Ramës do të rrëzohet nga protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria dhe do ndodhë së shpejti.
13:21 15 min më parë29.01.2026.
Autori
Gazetari Elton Tozaj ka rënë sërish pre e sulmit. Pas sulmit fizik ndaj tij, pranë shtëpisë është gjetur një bidon benzine dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë.
13:20 16 min më parë29.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës".
12:57 39 min më parë29.01.2026.
Autori
Në timon pa leje drejtimi, kishte thyer masën e arrestit dhe ndërkohë iu gjetën dhe armë në mjetin që drejtonte. Bëhet fjalë për një 30-vjeçare në kryeqytet e cila është arrestuar nga policia.
12:49 47 min më parë29.01.2026.
Autori
Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të hetuar nga SPAK si pjesë e aferave me tenderat në dosjen "5D" i kanë shpëtuar burgut. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të zbusë masat e tyre të sigurisë duke i dënuar me 12 muaj shërbim prove.
11:56 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia e Shkodrës ka arrestuar në spital drejtuesin e mjetit që ra ditën e djeshme në liqenin e Spatharës në Vaun e Dejës.
10:38 2 h më parë29.01.2026.
Autori
SPAK ka mbyllur hetimet për dy ish-prokurorët e Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, të cilët dyshohet se kanë pranuar 55 mijë euro ryshfet, në mënyrë që kërkonin një masë më të lehtë sigurie për shtetasin Pando Papuçi.
10:25 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Me më tepër se 55 mijë hektarë të djegura dhe mbi 100 vatra aktive, Shqipëria regjistroi periudhën më shkatërruese në 15 vitet e fundit.
10:01 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)