Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se rruga Librazhd- Elbasan në vendin e quajtur Dragostunjë është hapur normalisht.
"Përfunduan punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht.
Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment mori menjëherë masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar. U bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve. Kjo ndërhyrje do të rritë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar", thotë ARRSH.
Rënia e një masivi shkëmbor një javë më parë bllokoi totalisht juglindjen, teksa radha e makinave dhe pritja u bë e gjatë dhe u rekomandua kalimi nga tjetër rrugë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)