Durrësi përmbytet sërish, rrëshqitje dheu në zonën e Currilave

Rrugët në disa pjesë të qytetit janë përmbytur përsëri, duke krijuar problematika në disa zona urbane. Më serioze u shfaq situata përreth stadiumit “Niko Dovana”.

06.02.2026. 14:14

Durrësi përmbytet sërish, rrëshqitje dheu në zonën e Currilave

Rikthimi i reshjeve të forta të shiut ka shkaktuar përsëri probleme në Durrës. Ashtu si ndodhi edhe në fundiun e muajit janar, qyteti bregdetar është vendosur sërish në pushtetin e ujit.

Rrugët në disa pjesë të qytetit janë përmbytur përsëri, duke krijuar problematika në disa zona urbane. Më serioze u shfaq situata përreth stadiumit “Niko Dovana”, ku përmbytja e rrugëve ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve, por edhe të makinave.

Gjithashtu, në zonën e Currilave është raportuar rrëshqitje dheu. Për këtë shkak njëri krah i segmentit rrugor është bllokuar, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve dhe duke shkaktuar vonesa. Autoritetet u vendosën menjëherë në punë për të larguar sasinë e konsiderueshme të dheut dhe të inerteve nga rruga.

Në muajin janar, moti i keq shkaktoi humbjen e një jete në Durrës, përmbytjen e qindar shtëpive si edhe të sipërfaqeve të mëdha të tokës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)