Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në pamjet e publikuara nga Lefter Maliqi në rrjetet sociale, shihet gruaja që ngjitet në një prej shtyllave të puseve të naftës në qytetin e Kuçovës dhe kërcënon të hidhet për t’i dhënë fund jetës.
Një grua, për të cilën ish-deputeti i PD Lefter Maliqi, e ka identifikuar si punonjëse pastrimi në Bashkinë e Kuçovës, hipi në një shtyllë mesditën e sotme dhe kërcënoi që të hidhet nga lartësia.
Në pamjet e publikuara nga Maliqi në rrjetet sociale, shihet shtetësja Elona Bregu që ngjitet në një prej shtyllave të puseve të naftës në qytetin e Kuçovës dhe kërcënon të hidhet për t’i dhënë fund jetës, teksa forca të shumta policie, kolegë të saj por edhe qytetarë ndodheshin në vendngjarje.
Mësohet se pas negociatave me policinë zonja që u gjit në një kullë të ish-uzinës së përpunimit të naftës ka zbritur në mënyrë të sigurt në tokë, teksa i është premtuar se do të kthehet në punë.
“Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat që kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë”, u shpreh ajo për mediat më pas.
Ndërkohë në reagimin e tij, Lefter Maliqi shpjegon se punonjësit e pastrimit në Kuçovë kanë rreth dy muaj që nuk marrin pagat dhe sipas tij kjo është arsyeja që zonja në fjalë në kushte të rënduara ka ndërmarrë aktin ekstrem.
“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre”, shkruan Maliqi.
Më tej ai shprehet se kompania ‘Viola Green’ është kallëzuar në SPAK, ndërsa kërkon që të ndëshkohen përgjegjësit për këtë situatë, ku punonjësit e pastrimit kërkojnë të paguhen duke tentuar edhe vetëflijimin.
“SPAK ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në SPAK. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si gërmadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar”, shkruan më tej Maliqi.
Këtë të mërkurë nuk priten reshje në të gjithë vendin sipas Institutit të Gjeoshkencave, por do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
07:03 35 min më parë20.05.2026.
Autori
Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024.
22:26 9 h më parë19.05.2026.
AutoriSipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.
20:59 10 h më parë19.05.2026.
Autori
Apeli ka konfirmuar dënimin me 10 vite burg për Kokën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
20:02 11 h më parë19.05.2026.
Autori
Laert Haxhiu u shpall fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjes”, e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën dosje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
18:56 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorët deklaruan se Samson kishte planifikuar eliminimin e ish-të dashurës së tij dhe më pas kishte tentuar të fshihte gjurmët e krimit.
18:11 13 h më parë19.05.2026.
AutoriPas operacionit të AMP-së që çoi në arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të komisariatit të Sarandës, ministri Lamallari, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtues të IKMT-së zhvilluan një takim me strukturat lokale të Sarandës për kontrollin e territorit dhe sigurinë.
17:42 13 h më parë19.05.2026.
Autori
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
17:28 14 h më parë19.05.2026.
Autori
Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin.
16:59 14 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)