Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, me fokus me forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Gjermani në funksion të procesit të integrimit europian.
Në takim u nënvijëzua rëndësia e vijimësisë së procesit të zgjerimit si një investim i pazëvendësueshëm, si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë BE.
"Në këtë kuadër, folëm për një agjendë shumë konkrete për vijimësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, me një ritëm edhe më të përshpejtuar", deklaroi Spiropali.
Mbështetja e Gjermanisë, sipas saj, ka qenë dhe do të mbetet vendimtare në avancimin e reformave strukturore, forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në jetësimin e objektivit për mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.
"Partneriteti me Gjermaninë e forcon këtë perspektivë dhe e bën më të prekshëm objektivin e përbashkët: Shqipërinë anëtare të Unionit, dhe familjen europiane edhe më të fortë e më të sigurtë", theksoi Ministrja e Jashtme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)