Rreshje të dendura bore, ARRSH jep njoftimin për Qafë Thorën

Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë. Sipas ARRSH, këtë mbrëmje po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme.

14.02.2026. 20:47

Sipas parashikimit të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës çka do të sjellë vështirësi në qarkullim por edhe në punën e borëpastueseve.

Situata po monitorohet, grupet e punës dhe mjetet janë në terren. ARRSH bën apel të tregohet kujdes maksimal. "U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet në terren", thuhet në njoftimin e ARRSH.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)