Rrëshqitjet e dherave vijojnë të sjellin probleme në infrastrukturën rrugore në juglindje të vendit. Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan është regjistruar një tjetër incident, pasi muri pritës ka pësuar shembje të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Qënckës, në kilometrin e 13-të të aksit. Sipas informacioneve paraprake, shembja e murit është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Aktualisht, lëvizja kryhet vetëm me një korsi, çka ka sjellë ngadalësim të trafikut.
Që prej inaugurimit, aksi Maliq-Lozhan është përballur me problematika të përsëritura nga rrëshqitjet, ndërsa rasti i fundit ishte shënuar më 28 janar. Ky segment është nyje e rëndësishme lidhëse mes juglindjes, Elbasanit dhe Tiranës, veçanërisht pas problemeve në aksin Librazhd-Përrenjas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)