Rikthehen reshjet, ARRSH apel për kujdes në këto akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës së të hënës janë shtuar reshjet e shiut, ndërsa në veri dhe juglidje ato të borës.

17.02.2026. 09:20

Rikthehen reshjet, ARRSH apel për kujdes në këto akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës së të hënës janë shtuar reshjet e shiut, ndërsa në veri dhe juglidje ato të borës.

"Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar dëbora në zonën veriore në lartësi mbi 800m, si dhe në juglindje të vendit", thotë ARRSH.

Reshje dëborë ka pasur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth.

Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat. Përveç zonës së Qafë Thorës, e cila vijon të jetë e bllokuar prej rënies së vazhdueshme të ortekëve, të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren po punojnë me pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

"Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore", bën apel ARRSH.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)