Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell, i skaduar prej 10 muajsh

Një sasi rekord prej 7.6 ton miell, i skaduar prej 10 muajsh, është bllokuar nga Dogana e Durrësit.

17.02.2026. 15:54

Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell, i skaduar prej 10 muajsh

Një sasi rekord prej 7.6 ton miell është bllokuar nga Dogana e Durrësit gjatë një kontrolli të ushtruar këtë të martë në ambientet e një subjekti tregtar të autorizuar për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik u konstatuan dhe u sekuestruan 2.500 kilogramë miell orizi me datë skadence 1 prill 2025, si dhe 5.150 kilogramë miell për pica me datë skadence 7 prill 2025. Në total, sasia e bllokuar arrin në 7.650 kilogramë, të cilat rezultonin jashtë afatit të përdorimit sipas datave të shënuara në produkte.

Autoritetet doganore kanë nisur menjëherë procedurat përkatëse në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në përputhje me kompetencat ligjore, deri në asgjësimin e plotë të mallit të bllokuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave theksoi angazhimin për zbatimin rigoroz të ligjit dhe u bëri thirrje operatorëve ekonomikë të respektojnë detyrimet ligjore, me synim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)