Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim lidhur me padinë për pagat e gjyqtarëve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesit e sistemit gjyqësor.
Sipas raportimeve, Kushtetuesja ka vlerësuar se çështja kërkon ndërhyrje ligjore dhe i ka lënë detyrë Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin përkatës. Vendimi nuk e rrëzon plotësisht qëndrimin e qeverisë, por njeh disa nga pretendimet e ngritura nga gjyqtarët.
Kërkesa ishte depozituar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, të cilat kundërshtuan mënyrën e përcaktimit të pagave dhe trajtimin financiar të trupës gjyqësore. Nga ana tjetër, qeveria kishte kërkuar rrëzimin e padisë, duke mbrojtur qëndrimin se ndërhyrjet ligjore të ndërmarra ishin në përputhje me Kushtetutën.
Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të marrë masat për reflektimin e tij në kuadrin ligjor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)