Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
"Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike".Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
"Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike".
Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban.
"Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë. Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me tregjet dhe rajonin tonë me zemrën e Europës. Dy mijë vjet më parë, Via Egnatia arriti pikërisht këtë: lidhi portet, qytetet dhe njerëzit në të njëjtën hapësirë gjeografike. Sot, nuk po shpikim diçka të re. Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Europës realisht të ndërlidhur", tha Spiropali.
Sepse ndërlidhja, shtoi Ministrja e Jashtme, nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat.
"Ndërlidhje do të thotë mundësi. Do të thotë qëndrueshmëri. Dhe në Europën e sotme, nënkupton edhe siguri", theksoi Spiropali.
Ministrja e Jashtme deklaroi se "në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit" dhe se "Shqipëria po bëhet një nga nyjet e më të besueshme të këtij projekti".
"Ne kemi një portofol projektesh prioritare me vlerë mbi dy miliardë euro dhe shumica e tyre janë tashmë të gatshme për zbatim. Në sektorin hekurudhor, linja Durrës–Rrogozhinë po avancon me financim evropian. Punimet inxhinierike për segmentin pasues drejt Pogradecit kanë nisur. Ndërkohë, linja e re hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në sektorin rrugor, segmentet kryesore nga porti drejt kufirit lindor janë në ndërtim ose në faza të avancuara përgatitore. Në sektorin e energjisë, interkonjeksioni 400-kilovolt me Maqedoninë e Veriut, që ndjek gjurmën e korridorit, është pranë përfundimit. Pra, porta perëndimore e Korridorit VIII nuk është më një ide. Ajo është një paketë projektesh konkrete në terren, me financim, kontrata dhe afate të përcaktuara", tha ajo.
Spiropali u ndal edhe në rëndësinë e Korridorit VIII si aset strategjik për ndërveprueshmërinë dhe sigurinë europiane.
"Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues.
Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie. Ai mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës. Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës. Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut", deklaroi Spiropali.
Ministrja u ndal edhe te nevoja për përfshirjen e të gjitha segmenteve të Korridorit brenda rrjetit europian të transportit.
"Për sa kohë që segmente kyçe të Korridorit VIII mbeten jashtë rrjetit bazë TEN-T, korridori nuk mund të tërheqë shkallën e financimit dhe prioritetit politik që meriton. Ai mbetet strategjikisht i rëndësishëm, por financiarisht dytësor. Prandaj hapi i ardhshëm është i qartë.
Korridori VIII duhet të njihet brenda rrjetit bazë ose rrjetit bazë të zgjeruar TEN-T. Ky vendim do të zhbllokonte financimet, do të sinkronizonte investimet dhe do ta kthente këtë korridor në një prioritet të vërtetë evropian.Kjo nuk është çështje e një trajtimi të veçantë. Është çështje logjike strategjike. Europa nuk mund të flasë për qëndrueshmëri, zgjerim dhe autonomi strategjike, ndërkohë që aksin e saj të vetëm jugor lindje–perëndim e lë jashtë rrjetit të saj bazë të transportit."
Spiropali nënvijëzoi se faza e ardhshme e projektit duhet të jetë më praktike për ta bërë Korridorin VIII një arterie funksionale europiane.
"Na duhen afate kohore të sinkronizuara ndërmjet vendeve.
Na duhen standarde teknike të ndërveprueshme. Na duhen procedura kufitare më të shpejta.
Dhe na duhet financim i koordinuar nga instrumentet evropiane dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Korridori VIII është, gjithashtu, një nga mënyrat më konkrete për ta afruar rajonin tonë me Bashkimin Europian. Ai shkurton distancat. Ul kostot. Lidh bizneset, krahun e punës dhe tregjet. Dhe e shndërron gjeografinë në mundësi.
Për rajonin tonë, ky nuk është vetëm një projekt transporti. Është një deklaratë politike. Ai tregon se Adriatiku dhe Deti i Zi nuk janë skajet e Evropës, por portat e saj hyrëse", përfundoi Spiropali.
Janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit, ose heqja e plotë e masës së shembur dhe ndërtimi i një traseje të re.
10:24 19 min më parë27.02.2026.
Autori
Përpos kryebashkiakut të Tiranës, në proces janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e subjekte të tjera të lidhur me të njëjtën dosje.
09:46 18 min më parë27.02.2026.
Autori
Temperatura minimale në qytetet do të jetë 12°C, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 20°C.
08:10 1 h më parë27.02.2026.
Autori
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 13 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 13 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 15 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 16 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)