Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Sipas parashikimeve meteorologjike, zonat malore do të përfshihen nga reshje shiu në formë rrebeshi gjatë pjesës më të madhe të ditës.

09.05.2026. 07:54

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Edhe këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, zonat malore do të përfshihen nga reshje shiu në formë rrebeshi gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Ndërkohë, në zonat e ulëta priten reshje të pakta shiu të shoqëruara me kthjellime të pjesshme. Edhe bregdeti do të dominohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme dhe intervale të shkurtra me diell.

Gjithsesi, edhe ato momente me diell, do të shoqërohen nga erë që pritet të fryjë me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta, të ndikuara kryesisht nga reshjet e shiut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)