Pas 40 vitesh në uniformën blu, nderohen 7 efektivë të Policisë së Shtetit

Pas dekadash shërbimi në radhët e Policisë së Shtetit, shtatë efektivë dhe drejtues kanë përmbyllur zyrtarisht karrierën e tyre, duke u nderuar me “Certifikatën e Karrierës” në një ceremoni vlerësimi të organizuar nga institucionet e rendit.

11.05.2026. 22:31

Në aktivitetin ku mori pjesë edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u vlerësuan Albert Dervishaj, Skender Kalemi, Dritan Avdyli, Remzi Brahimi, si dhe kryekomisarët Nikolin Thana, Idajet Shatro dhe Arben Ibro për kontributin e tyre shumëvjeçar në strukturat e policisë dhe për ndihmën në formimin e brezave të rinj të efektivëve.

Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi se secili prej tyre ka lënë gjurmë në institucion dhe ka ndihmuar në ndërtimin e një policie më profesionale dhe më të besueshme.

“Secili prej jush ka lënë gjurmë në strukturat ku ka shërbyer dhe ka kontribuuar në ndërtimin e një policie më profesionale dhe më të besueshme”, u shpreh ai.

Hita vlerësoi gjithashtu sakrificat e bëra ndër vite nga efektivët dhe familjet e tyre, duke theksuar se dalja në pension nuk do të thotë shkëputje nga Policia e Shtetit.

“Lidhja juaj me Policinë e Shtetit nuk mbaron sot. Përvoja, profesionalizmi dhe vlerat që keni ndërtuar ndër vite do të mbeten një referencë e vyer për brezat e rinj”, deklaroi drejtori i Policisë.

Në ceremoninë vlerësuese morën pjesë drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Akademisë së Sigurisë dhe kolegë të efektivëve që mbyllën karrierën e tyre pas më shumë se 40 vitesh shërbim në uniformën blu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)