e-Albania do të jetë jashtë funksionit për katër ditë, për shkak të përmirësimit të infrastukturës teknologjike.
"Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin", thuhet në njoftimin e e- Albania.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)