E premte me diell, temperaturat deri në 29 gradë celsius

Moti këtë të premte do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa reshjet e shiut pritet të shfaqen kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

22.05.2026. 07:44

E premte me diell, temperaturat deri në 29 gradë celsius

Moti këtë të premte do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa reshjet e shiut pritet të shfaqen kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Zonat më të prekura do të jenë relievet kodrinore dhe malore.

Pasdite vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve në të gjithë territorin. Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, duke arritur deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 17 m/s. Ndërkohë, deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim 2 deri në 4 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)