Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS se nga muaji prill Shqipëria do të nisë prodhimet ‘Made in Albania’ dhe viti 2026 do të shënojë rinisjen e industrisë ushtarake në vend, me fabrikat e dronëve dhe uniformave.
Sipas tij, rritja e buxhetit të mbrojtjes nuk synon vetëm forcimin e kapaciteteve ushtarake, por edhe zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.
“Kemi ecur sipas parimit që rritja e buxhetit të mbrojtjes të përkthehet jo vetëm në forcim të kapaciteteve ushtarake dhe të forcës reaguese, por edhe në rritje të mirëqenies ekonomike dhe inovacionit. Fusha ku kjo është më e dukshme është industria ushtarake, me katër kompani të themeluara, ku shteti është aksionar, si dhe me gjashtë kontrata për municione, uniforma, mjete taktike etj...”, u shpreh Vengu.
Ministri bëri të ditur se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
Në muajin maj sipas Vengut do të nisë prodhimi i uniformave për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit, ndërsa po atë muaj do të hapet edhe Shkolla e Aviacionit, për të cilën janë porositur dy helikopterë trajnues.
Programi do të vijojë në qershor me daljen e produkteve të para të mjeteve të emergjencave dhe transportit, në bashkëpunim me kompaninë “Ray Metal”, ndërsa deri në dhjetor pritet të nisë prodhimi i sistemeve antidronë.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm, sipas ministrit, është finalizimi i negociatave me kompaninë italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve luftarake në bazën e Pashalimanit.
“Janë finalizuar negociatat me kompaninë ‘Fincantieri’ për prodhimin e anijeve luftarake në bazën e Pashalimanit. Marrëveshja i hap rrugë krijimit të një kompanie të përbashkët për prodhimin e anijeve luftarake”, deklaroi Vengu.
Sa i përket emergjencave civile, ministri njoftoi se është disbursuar fondi për 47 bashki, me rritje të ndjeshme të buxheteve, si trefishim në Lezhë dhe Gramsh. Ai bëri të ditur se 8 milionë euro janë miratuar për infrastrukturën parandaluese, ndërsa 10 milionë euro të tjera janë shpërndarë për projekte të reja si prita dhe ura.
“Së fundmi 10 milionë euro fond i sapo shpërndarë për diga, prita lumore dhe ura për të gjitha bashkitë. Rinovimi i flotës kombëtare të emergjencave, të zjarrëfikësve. Kemi 2 mln euro shtesë ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe KAYO do të prodhojnë ‘Made in Albania’ dhe në maj do kemi fillimin e këtyre mjeteve, që do të shpërndahen për bashkitë. Fokusi është parandalimi në aspektin e pritave lumore, digave dhe adresimin e dëmve të përmbytjeve të muajve të fundit. Shtylla e tretë, kapitali njerëzor, në 14 muajt e fundit janë shtuar 1 mijë ushtarakë”, tha ministri.
Për rinovimin e flotës së emergjencave janë shtuar 2 milionë euro, ndërsa uniformat dhe mjetet do të prodhohen “Made in Albania”.
Vengu theksoi se shtylla e tretë e reformës është kapitali njerëzor, duke bërë me dije se në 14 muajt e fundit janë rekrutuar 1 000 ushtarakë aktivë, ndërsa numri i largimeve është ulur me 70%.
Po ashtu, programi parashikon ngritjen e dy qendrave rajonale për emergjencat civile dhe blerjen e dy avionëve, duke rikthyer këto kapacitete pas 20 vitesh.
Masat e fundit financiare vijnë pas përmbytjeve dhe dëmtimeve të shumta në infrastrukturë. Një prej akseve më problematike mbetet rruga Librazhd–Prrenjas, e cila vijon të jetë e bllokuar për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin dhe ndërhyrjet pranë kantierit të Korridorit VIII.
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 4 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
17:41 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.
16:51 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një shtetas gjerman është gjetur pa jetë në Fier, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët.
16:11 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)