Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Unazën e Madhe të Tiranës.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 kur dy makina dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetër.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje, nga plagët e marra, 38 vjeçari Olton Xhambeu, i cili ishte në drejtimin e motorit.
Ndërkohë, që janë shoqëruar në polici drejtuesit e dy mjeteve të tjera, të cilët pritet të japin detaje të mëtejshme rreth dinamikës së aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)