Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 10 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla dha djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar me burg për tre vepra penale organizimi i lojërave të fatit, armëmbajtje pa leje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Një lokal në Berat ku organizonin lojëra fati ka çuar pas hekurave ish-kreun e SHISH në këtë qytet dhe djalin e tij.
Gjykata ka vendosur të dënojë me 2 vite e 10 muaj burg Aleksandër Shullën, prej të cilave 2 vite e 4 muaj për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor dhe 6 muaj për armëmbajtje pa leje. Gjykata në fund vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove për një periudhë prej 2 vite e 8 muajsh, ndërsa ish-zyrtarit të SHISH do ti hiqet edhe e drejta që të ushtrojë funksione publike për të paktën 5 vite.
Sakaq, djali i tij Pandeli Shulla u dënua për me dy vite burg për organizim lojërash fati dhe në gjykim të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj, por edhe ai si i ati nuk do të qëndrojë në qeli pasi gjykata ka vendosur që dënimi të konvertohet në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj burg.
Sipas hetimeve të kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, Prokuroria provoi se në një ambient të ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit, në një lokal të drejtuar nga i biri i ish-kreut të SHISH zhvilloheshin në mënyrë të paligjshme lojëra fati online.
Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e policisë konstatuan disa kompjuterë të markave të ndryshme, të ndezur, në ekranet e të cilëve shfaqeshin lojëra online të ngjashme me ato të “Adex Casino”. Nga verifikimet teknike rezultoi se përmes aplikacioneve ose programeve të instaluara në këto pajisje elektronike dhe lidhjes me internetin, realizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin.
Në vijim të hetimeve, u ushtrua kontroll edhe në banesën e Aleksandër Shullës ku u gjetën dhe u sekuestruan disa krehra armësh me fishekë brenda tyre, si dhe dy pajisje USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
“Gjatë marrjes në pyetje, A.Sh. deklaroi se kishte ushtruar detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Berat dhe se, pas largimit nga detyra në nëntor të vitit 2023, kishte dorëzuar armatimin, por kishte harruar të dorëzonte municionin, të cilin pretendoi se e kishte mbajtur si “suvenir” nga godina e vjetër e ShIK-ut”, thuhet në dosjen hetimore.
Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimi ishte dorëzuar i plotë, fakt i provuar edhe nga dokumentacioni zyrtar i institucionit. Ndërkohë, analiza e materialeve të sekuestruara në pajisjet USB tregoi se dy prej tyre ishin të klasifikuara në nivelin “Sekret”, materiale që administrohen nga SHISH në kopje të vetme dhe për të cilat ndalohet rreptësisht kopjimi apo shumëfishimi.
Prokuroria arriti në përfundimin se këto materiale ishin marrë dhe kopjuar nga ish-kreu i SHISH në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe ishin mbajtur në banesën e tij edhe pasi ai nuk ushtronte më funksionin si punonjës i strukturës në fjalë duke sjellë ekspozim të paautorizuar të sekretit shtetëror.
E hëna nis me reshje të dobëta në të gjithë qarqet e sipas Institutit të Gjeoshkencave në lartësitë mbi 1 mijë metër do të ketë reshje në formë dëbore.
07:02 21 min më parë02.02.2026.
Autori
Të shtëna me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, teksa i plagosur ka mbetur pronari i berberhanes pranë së cilës ka ndodhur ngjarja, Sokol Daci.
22:59 7 h më parë01.02.2026.
Autori
Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës".
21:54 8 h më parë01.02.2026.
Autori
Një person është plagosur mbrëmjen e të dielës në Shkodër. N. SH ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë në sheshin "Demokracia". Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
21:00 9 h më parë01.02.2026.
Autori
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 10 h më parë01.02.2026.
Autori
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetarja Rezarta Reçi. Ka qenë familja e saj që ka dhënë lajmin e hidhur për gazetaren e njohur.
18:45 11 h më parë01.02.2026.
AutoriAksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë është i bllokuar prej orësh këtë të dielë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e shtetit ndodhen në zonën e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në Kthesën e Dragostunjës.
17:50 12 h më parë01.02.2026.
AutoriPrej pesë orësh aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Si pasojë qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës.
15:23 15 h më parë01.02.2026.
AutoriNjë 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë pasi dyshohet për djegien një dyqani dhe tentativën për t'i vënë flakën një gomisterie.
12:50 17 h më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)