Përplasen dy makina në Elbasan, dy persona transportohem me urgjencë në spital

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Elbasan ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

20.12.2025. 21:56

Përplasen dy makina në Elbasan, dy persona transportohem me urgjencë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pas një manovre të gabuar, duke pësuar dëme të mëdha.

Të dy drejtuesit e makina u transportuan me shpejtësi në spitalin e Elbasanit, ndërsa si pasojë e aksidentit aksi rrugor u bllokua duke krijuar radhë të gjata trafiku.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)