Policia në Tiranë kë arrestuar një 37-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle dhe nën akuzë për kultivim të bimëve narkotike.
Mësohet se në pranga ka rënë Gjergji Ceka (alias Kola), i akuzuar nga Gjykata e Malagës, për kultivim kanabis.
“Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike’”, njofton policia.
Për 37-vjeçarin do të vijojnë procedurat me qëllim finalizimin e ekstradimit të tij në Spanjë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)