Katër protestuesit që u arrestuan nga policia e kryeqytetit pas protestës kombëtare të zhvilluar të hënën nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër protestuesit opozitarë, të cilët u ndaluan për aktet e dhunës në tubim, ku nuk mungoi hedhja e molotovit në drejtim të godinës së Kryeministrisë, e po ashtu edhe konfrontimet e me efektivët e policisë.
Për protestën e PD, policia po ashtu kishte referuar në Prokurori materialet duke nisur procedim penal për Sekretarin Organizativ të kësaj force politike, Ervin Minarolli.
Gjatë tubimit mbetën të lënduar tre punonjës policie të cilët morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 22.12.2025, rreth orës 18:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 11 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç, E. S., 36 vjeç, Xh. D., 38 vjeç dhe A. H., 38 vjeç. Nisi procedimi penal për shtetasit: B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10”, njoftonte policia pas protestës”, njoftoi policia pas protestës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)