Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës, në drejtim të Dibrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë. I lënduari është transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidh qytetin e vjetër të Bulqizës me Rrugën e Arbrit, një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku edhe më herët janë shënuar aksidente të shumta, disa prej tyre me pasoja fatale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)