U godit me top teksa luante kalçeto, humb jetën 42-vjeçari në Novoselë

Një 42 vjeçar nga Vlora ka humbur jetën teksa luante futboll në një kalçeto. Sipas të dhënave B.R. mori një goditje të fortë me top në kraharor.

26.12.2025. 09:55

U godit me top teksa luante kalçeto, humb jetën 42-vjeçari në Novoselë

Një 42 vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në mënyrë tragjike teksa luante futboll në fusha të vogla me disa të rinj të tjerë në Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, 42 vjecari B.R. u godit në kraharor me top dhe nuk u ndje mirë.

Pas disa minutash në ndihmë të tij shkoi një ambulancë, por 42 vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e kësaj vdekje.

“Në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.”, sqaron policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)