Një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe greke.
Sipas informacioneve zyrtare, një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana u ndalua nga policia greke teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar ditën e Krishtlindjeve. Gjatë verifikimit të dokumenteve të udhëtimit në sistem, rezultoi se ai ishte i dënuar nga drejtësia shqiptare me 4 muaj burg për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Pas ndalimit, autoritetet greke i referuan çështjen Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.
Po gjatë kontrolleve në të njëjtën pikë kufitare, policia greke arrestoi edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të shpallur në kërkim nga drejtësia greke. Njëri prej tyre ishte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash”, ndërsa tjetri rezultonte i kërkuar me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për veprën penale të “ryshfetit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)