Defekt apo tritol? Kush e vrau 67-vjeçarin në Shkodër

Një person humbi jetën sot në Shkodër pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa deklaratat e Policisë dhe OSHEE-së rreth shkakut të ngjarjes janë kontradiktore.

29.12.2025. 13:03

Defekt apo tritol? Kush e vrau 67-vjeçarin në Shkodër

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e së hënës, ku një person humbi jetën pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”. Sipas raportimeve paraprake nga Policia e Shkodrës, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:10, në panelin e matëseve të energjisë elektrike, ku si pasojë mbeti i plagosur dhe më pas humbi jetën shtetasi Hysni Ymeri, 67 vjeç, banor i pallatit.

Blutë e Shkodrës po punojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, OSHEE ka reaguar zyrtarisht duke hedhur dyshime mbi versionin e policisë, duke deklaruar se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave elektrikë në pallat.

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat,” thuhet në njoftimin e OSHEE.

Kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku policia dyshon për shkakun teknik të shpërthimit, ndërsa OSHEE mohon përfshirjen e panelit elektrik në incident. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)