I dehur dhe me kallashnikov thyente çfarë gjente, kapet 28 vjeçari në Laç

Një 28 vjeçar i armatosur me automatik ka shkaktuar te banorët e Laçit në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave, i riu theu xhamat e disa makinave dhe kërcënoi kalimtarët përpara se të arrestohej.

31.12.2025. 17:05

I dehur dhe me kallashnikov thyente çfarë gjente, kapet 28 vjeçari në Laç

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, gjatë së cilës ka arrestuar një 28 vjeçar që ecte i armatosur me automatik kallashnikov në rrugët e qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, 28 vjeçari Adrian Gjoka, në gjendje të dehur kërcënonte me armë qytetarët në rrugë dhe kishte thyer xhamat e disa makinave dhe të një lokali.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur neutralizimin dhe më pas arrestimin e 28 vjeçarit të dehur.

Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua automatiku dhe një sasi municionesh që i kishte me vete. I riu u dërgua në paraburgim dhe ndaj tij po kryen të gjitha veprimet proceduriale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)