Kërkohej nga Kosova për kultivim kanabisi, 34-vjeçari arrestohet në Cërrik

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, është arrestuar nga policia në Cërrik.

03.01.2026. 09:44

Kërkohej nga Kosova për kultivim kanabisi, 34-vjeçari arrestohet në Cërrik

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për prodhim narkotikësh, është arrestuar në Cërrik.

Sipas policisë, Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar shtetasit me inicialet A. S. masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Elbasan në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, ka nisur procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Prishtinës, ku ai pritet të përballet me drejtësinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)