Tri grabitje me armë zjarri kanë ndodhur brenda pak orësh pasditen e së hënës në Tiranë e Fushë Krujë. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa vijojnë operacionet për kapjen e tij.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka nisur në Tiranë, ku i dyshuari ka hipur në një taksi dhe ka kërkuar të udhëtojë drejt Fushë-Krujës. Gjatë rrugës, në afërsi të Tapizës, ai ka kërcënuar shoferin me armë, duke marrë drejtimin e mjetit. Taksisti është lënë në një zonë të largët, ndërsa autori i ka marrë paratë dhe telefonin celular.
Më pas, me të njëjtin mjet, i riu është drejtuar drejt një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur punonjësin, duke marrë shumën e parave të xhiros ditore. Pas grabitjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Sipas të dhënave, mjeti i grabitur është gjetur i braktisur pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori ka mundur të largohet dhe të humbasë gjurmët. Policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në disa zona, duke ngritur pika kontrolli dhe duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)