Aksident me dy të plagosur në Peqin-Elbasan

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin.

06.01.2026. 11:55

Aksident me dy të plagosur në Peqin-Elbasan

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Peqin-Elbasan.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasja M. F., 26 vjeçe.

Shtetasi M. A. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja M. F. ka marrë lëndime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku po heton për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)