Vrau fqinjin për t’i marrë paratë, dënohet me 25 vjet Isuf Hasa

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vjet burg Isuf Hasën, i cili një vit më parë vrau fqinjin me sende të forta për t’i marrë një sasi parash.

07.01.2026. 12:53

Vrau fqinjin për t’i marrë paratë, dënohet me 25 vjet Isuf Hasa

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg shtetasin Isuf Hasa për vrasjen e fqinjit të tij Xhemal Mata, me synim për t’i vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Hasa u shpall fajtor për vjedhje me pasojë vdekjen e fqinjit 81 vjeçar në janarin e vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, Hasa e qëlloi fqinjin e tij me çekiç në kokë, i mori paratë dhe më pas u largua me një makinë në drejtim të shtëpisë së vajzës në Vorë, për të fshehur provat.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Hasa e pranoi krimin e rëndë duke u shpreh se viktima prej kohësh e ofendonte nga gruaja dhe për këtë arsye e kishte goditur.

Ai rrëfeu se e dinte që Xhemal Mata kishte para të fshehura, pasi ia kishte dërguar fëmijët dhe i kishte parë ato.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)