Zjarri përfshin tregun e “5 Majit” në Tiranë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.
19:33 25 min më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Tiranës ka sekuestruar një mjet luksoz me një vlerë 140 mijë euro, i dyshuar si i vjedhur në Gjermani. Makina mësohet se është vjedhur nga një kosovar, i shpallur tashmë në kërkim dhe është shitur në Tiranë.
Policia e Tiranës ka sekuestruar një mjet luksoz me një vlerë 140 mijë euro, i dyshuar si i vjedhur në Gjermani. Makina mësohet se është vjedhur nga një kosovar, i shpallur tashmë në kërkim dhe është shitur në Tiranë.
I riu që kishte blerë mjetin, i cili ishte dhe drejtuei në momentin e ndalimit është shoqëruar në komisiariatin e policisë së Tiranës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
NJOFTIMI I PLOTE
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit.
Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.
Sekuestrohet 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.
Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.
Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.
Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç.
Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.
19:33 25 min më parë08.01.2026.
Autori
Mund të përdoret Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, i cili është një instrument i veçantë për t'u përgjigjur në raste emergjencash.
18:40 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Një fuoristradë me tre persona brenda ka mbetur e bllokuar prej orësh mes dëborës së dendur në aksin malor Kukur-Rovje në Gramsh.
18:25 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Ekipet në terren janë të angazhuara për të siguruar reagim të shpejtë dhe shërbim të pandërprerë ndaj çdo emergjence, që mund të ndodhë për shkak të kushteve të motit.
18:15 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Përmbytjet e mëdha që kanë goditur Durrësin kanë shkaktuar revoltë mes qytetarëve, të cilët mbrëmjen e sotme dolën në protestë duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe korrupsion.
18:15 1 h më parë08.01.2026.
Autori
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn gjatë takimeve me kreun e SPAK Klodian Braho dhe atë të BKH-së, Jon Keta theksoi mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio se SHBA do të përballet me kartelet e drogës kudo që ndodhen.
17:56 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Më tepër se 1,000 familje rezultojnë të prekura dhe 250 hektarë tokë gjenden nën pushtetin e ujit që ka pushtuar qytetin bregdetar.
17:43 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren, ministrja Koçiu: Jeta e qytetarëve është prioritet.
17:28 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Monitorim nga afër i situatës së krijuar në Shqipëri dhe thirrje për të bërë kujdes në rrugë.
16:45 3 h më parë08.01.2026.
Autori
Komente (0)