Aksident me vdekje në Tiranë, shoqërohet në komisariat 37-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

12.01.2026. 10:26

Aksident me vdekje në Tiranë, shoqërohet në komisariat 37-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)