Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur

Një sherr në ambientet e një lokali në Lezhë është shënuar rreth mesditës së të hënës. Sipas informacionit paraprak të policisë dy kushërinj GJ. M dhe N.M janë konfliktuar me babë e bir, G.N rreth 53 vjeç, dhe K.N rreth 20 vjeç.

12.01.2026. 14:30

I përfshirë ,ësohet të jetë vëllai i ish deputetit Arben Ndoka. 

INFORMACIONI I POLICISE
Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)