Aksident në qendër të Kavajës, makina përmbyset në rrugë, plagoset i riu

Një aksident është regjistruar në qendër të Kavajës. Një i ri 24 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara.

12.01.2026. 20:31

Aksident në qendër të Kavajës, makina përmbyset në rrugë, plagoset i riu

Një i ri 24 vjeç ka mbetur i plagosur në një aksident që u regjistrua mbrëmjen e së hënës në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Kavajës.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qenë në drejtimin e një mjeti tip Golf kur ka humbur drejtimin e tij dhe është përplasur me disa makina të parkuara.

Për shkak të shpejtësisë, makina më pas është përmbysur në mes të rrugës, duke lënë të plagosur 24 vjeçarin.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)