“Ndaluam të rregullonim gomën”, vrasja e Petrit Ndout, autori i dyshuar mohon të ketë pasur çekiç
Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e Petrit Ndout. Autori i dyshuar Andis Vokrri, dhe dy të akuzuarit për "moskallëzim krimi", Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.
Autori i dyshuar i vrasjes me çekiç të Petrit Ndout në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, do të vijojë të mbetet pas hekurave, ashtu si edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.
Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit, Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, edhe pse ata kanë mohuar përfshirjen në ngjarje.
I dyshuari Andis Vokrri ka pranuar se ka patur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun për shkak të fërkimit të makinave të tyre, por ka mohuar që t’i ketë marrë jetën duke e goditur me çekiç, duke thënë se nuk e ka pasur një të tillë me vete natën që ndodhi ngjarja.
Andi Vokri, 28-vjeçari që i mori jetën Petrit Ndout pas një konflikti që nisi për fërkimin e makinave në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal.
Sakaq, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula akuzohen për "moskallëzim krimi". Para togave të zeza ata kanë konfirmuar se janë larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe se e kanë bërë për shkak të frikës.
Sipas dëshmisë së tyre, në vendin ku humbi jetën 57-vjeçari Ndou, ata kishin ndaluar për të rregulluar një problem me gomën e makinës.
Çfarë ndodhi në aksin Mamurras-Fushë Krujë?
Një konflikt i çastit për motive të dobëta u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, ku 57-vjeçari Petrit Ndou humbi jetën pasi u godit me send të fortë.
I dyshuari për ngjarjen, 28-vjeçari Andis Vokrri, është marrë në pyetje nga policia për të sqaruar dinamikën e konfliktit. Ai ka mohuar se është autor i vrasjes, duke deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur vetëm një debat verbal për shkak të fërkimit të makinave.
Sipas burimeve policore, Vokri ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe në automjet ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Pas fërkimit të mjeteve, palët fillimisht janë larguar, por më pas janë kthyer sërish, çka ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka rrëfyer para hetuesve se Ndou është goditur për vdekje me çekiç nga i riu. Edhe personat e tjerë që ndodheshin në makinën e të dyshuarit kanë deklaruar se janë përpjekur ta ndalojnë 28-vjeçarin, por pa sukses, pasi ai është larguar me çekiçin në dorë.
Sipas hetimeve paraprake, Petrit Ndou është goditur një herë në kokë me çekiç, goditje që ka rezultuar fatale. Policia ka sekuestruar çekiçin, i cili dyshohet se është përdorur si mjet i krimit.
Ndërkohë, 28-vjeçari ka deklaruar në komisariat se nuk ka pasur qëllim ta vrasë viktimën dhe vijon të mohojë autorësinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Një tjetër goditje ndaj trafikut të drogës është shënuar pranë kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku policia greke ka sekuestruar mbi 60 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar një 18-vjeçar.
Foltorja e radhës e opozitës para Kryeministrisë është zhvilluar këtë të hënë pa praninë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili zakonisht ka qenë folësi kryesor në këto tubime.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të së martës në Kuvend, duke e konsideruar atë të paligjshme dhe të thirrur në kundërshtim me rregulloren parlamentare.
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës argumentonin se mënyra e trajtimit të çështjes nga prokuroria mund të ndikojë negativisht në funksionimin e institucioneve demokratike.
Sipas tij, nëse opozita fillon të sillet si pushteti që kritikon, atëherë rrezikon të dëmtojë jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa politike.
Demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar më 6 qershor. Kjo dhe vendime të tjera u morën sot në mbledhjen e kryesisë së Paetisë Demokratike, për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD Sali Berisha hodhi akuza dhe ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar dhe ambasador të Ramës.
Komente (0)