Makina bie në liqenin e Vaut të Dejës, plagosen tre persona

Pasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.

28.01.2026. 16:57

Makina bie në liqenin e Vaut të Dejës, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin “Mjedë–Spathar”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve zyrtare, brenda automjetit ndodheshin tre persona, të cilët janë nxjerrë nga uji me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 dhe se të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)