Policia e Mirditës ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin qëllimisht një dyqani me materiale të përdorura dhe ka tentuar të djegë një gomisteri.
Ngjarja u evidentua pas njoftimit të marrë nga policia, sipas të cilit në një dyqan në pronësi të shtetasit Gj. D. kishte rënë zjarr, ndërsa në gomisterinë e shtetasit A. P. ishin djegur disa goma, në përpjekje për të dëmtuar objektin.
Si autor i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar shtetasi Luan Vuka (alias Artan Vuka), 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz. Sipas policisë, ai është person me precedentë penalë të mëparshëm, për vepra si dhunë në familje, kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)