Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një makinë dhe një motor elektrik janë përfshirë në një aksident në Vlorë, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

08.02.2026. 08:23

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares në qytetin turistik të Vlorës.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor dhe për pasojë drejtuesi i tij është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në këtë aksident dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)