Vritet me thikë shqiptari në Britani, 7 persona të përfshirë po hetohen nga policia

Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Britaninë e Madhe në fundjavë. Policia britanike, deri në këto momente, ka arrestuar 7 persona.

Burimi: BBC

17.02.2026. 13:24

Vritet me thikë shqiptari në Britani, 7 persona të përfshirë po hetohen nga policia

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në jug të Londrës, ndërsa policia ka ndaluar 7 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Viktima, Lorik Abazi, banues në Croydon, u gjet me plagë të shumta thike rreth orës 01:15 të së dielës në Valley Retail Park, në Hesterman Way. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas policisë, në vendngjarje u gjetën edhe dy djem 21-vjeçarë me plagë thike. Njëri prej tyre ndodhet ende në spital me lëndime kërcënuese për jetën, ndërsa tjetri është liruar nga spitali dhe ndodhet në paraburgim. Të dy janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në përleshje.

Gjatë hetimeve, autoritetet arrestuan dy vajza 25 vjeçe dhe një burrë 28 vjeç nën dyshimin për vrasje. Njëra prej vajzave është liruar me kusht ndërsa dy të tjerët mbeten në paraburgim.

Po ashtu, dy gra të tjera, të moshës 21 dhe 22 vjeç, janë arrestuar për përfshirje në përleshje, 21-vjeçarja është liruar me kusht, ndërsa 22-vjeçarja vijon të mbahet në paraburgim. Në total, numri i të arrestuarve ka arritur në shtatë.

Shefi i policisë vendore, Nick Blackburn deklaroi se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, teksa ende nuk ka një pistë të qartë për këtë krim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)