Të miturit përfshihen në sherr, lëndohet një 15-vjeçar

Policia e Kukësit bën të ditur se pesë të mitur janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me njëri-tjetrin e për pasojë njëri prej tyre është dëmtuar lehtë.

17.02.2026. 14:47

"Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)