Sërish kufizime në aksin Librazhd-Pogradec, ARRSH: Janë vënë re çarje në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se aksi rrugor Librazhd- Pogradec do të ketë kufizime në lëvizje. Kjo pasi sipas informacionit zyrtar janë vënë re çarje të thella në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, çka e bëjnë të pasigurtë rrugën.

Burimi: BBC

19.02.2026. 18:45

"Në aksin Librazhd-Pogradec,  në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës. Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme. Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut. Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore", thotë ARRSH.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)