Dhunonjnë të riun në një lokal në Burrel, në kërkim dy durrsakët

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim dy të rinj nga Durrësi pasi gjatë një konflikti në një lokal në qytetin e Burrelit, kanë dhunuar me sende të forta një 34-vjeçar.

23.02.2026. 09:20

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç;  E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës,  pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)