Shkoi për të bërë analizat, i moshuari vdes në laboratorin privat në Tiranë

Një i moshuar ka humbur jetën në një laborator privat ku kishte shkuar për të bërë analizat.

24.02.2026. 16:44

Shkoi për të bërë analizat, i moshuari vdes në laboratorin privat në Tiranë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Tiranë teksa kishte hyrë në një laborator mjekësor dhe po priste radhën për të bërë analizat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në laboratorin në rrugën “Reshit Petrela”, ku shtetasi H.M. ka hyrë për të bërë disa analiza të përgjithshme. Sipas dëshmive, i moshuari është ndjerë dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Rrethanat e plota pritet të sqarohen nga verifikimet e mëtejshme teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

"Në një laborator mjekësor, në rrugën “Reshit Petrela” shtetasi H. M., 60 vjeç, në momentin që ka hyrë në laborator në pritje për të bërë analizat, ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak" , shkruhet në njoftimin e policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)